Bibla e Shenjtë - Albanian Bible

 

Isaia

 

Kapitulli 17

 

 

1.

 

Profecia kundėr Damaskut. "Ja, Damasku do tė pushojė sė qėni njė qytet dhe do tė bėhet njė grumbull gėrmadhash.

         
 
 

2.

 

Qytetet e Aroerit do tė braktisen; do tė bėhen kullota pėr kopetė qė do tė pushojnė aty pa i trembur askush.

         
 
 

3.

 

Efraimit do t`i hiqet fortesa, Damaskut mbretėria; dhe pjesa tjetėr e Sirisė do tė jetė si lavdia e bijve tė Izraelit", thotė Zoti i ushtrive.

         
 
 

4.

 

"Atė ditė do tė ndodhė qė lavdia e Jakobit do tė zhduket dhe shėndoshja e tepėrt e trupit e tij do tė konsumohet.

         
 
 

5.

 

Do tė ndodhė ashtu si kur korrėsi mbledh grurin dhe me krahun e tij pret kallinjtė; do tė ndodhė ashtu si kur mblidhen kallinjtė nė luginėn e Refaimit;

         
 
 

6.

 

Do tė mbeten disa vile pėr tė mbledhur, ashtu si kur shkunden ullinjtė: dy apo tre ullinj nė majė tė degėve mė tė larta, katėr ose pesė mbi degėt mė tė ngarkuara", thotė Zoti, Perėndia i Izraelit.

         
 
 

7.

 

Atė ditė njeriu do ta kthejė shikimin e tij nė drejtim tė Krijuesit tė tij dhe sytė e tij do tė shikojnė tė Shenjtin e Izraelit.

         
 
 

8.

 

Nuk do tė drejtohet mė te altarėt, vepėr e duarve tė tij dhe nuk do tė shikojė mė atė qė kanė bėrė gishtėrinjtė e tij as te Asherimėt dhe te altarėt pėr temjan.

         
 
 

9.

 

Atė ditė qytetet e fortifikuara tė tij do tė jenė si njė vend i braktisur nė pyll ose si njė degė e braktisur pėrpara bijve tė Izraelit, dhe kjo do tė jetė njė shkretim.

         
 
 

10.

 

Sepse ke harruar Perėndinė e shpėtimit tėnd dhe nuk je kujtuar pėr Shkėmbin e forcės sate, prandaj mbolle plantacione dhe i ke shartuar me shartesa tė huaja.

         
 
 

11.

 

Ditėn qė i mbolle i rrethove me njė gardh; nė mėngjes mbijnė farat e tua, por vjelja do tė jetė njė tog rrėnojash ditėn e sėmundjes dhe tė dhembjes sė pashėrueshme.

         
 
 

12.

 

Ah, zhurma e njė numri tė madh popujsh, qė zhurmojnė si gjėmimi i detit dhe si buēima e kombeve, zhurmojnė si buēima e ujėrave tė fuqishme!

         
 
 

13.

 

Kombet zhurmojnė si buēima e shumė ujėrave, por Perėndia i kėrcėnon, dhe ata ikin larg, tė shtyrė si byku i maleve pėrpara erės, si njė dredhė pluhuri pėrpara shakullimės.

         
 
 

14.

 

Nė mbrėmje, ja tmerri, dhe para mėngjesit nuk ka mė asgjė. Kjo ėshtė pjesa e atyre qė na plaēkitin, qė na bėjnė pre.

         
 
 

Isaia 18

 

 

 

 

 
 
HTMLBible Software - by johnhurt.com