Bibla e Shenjtë - Albanian Bible

 

Isaia

 

Kapitulli 16

 

 

1.

 

"Dėrgojini njė qengj sunduesit tė vendit, nga Sela nė drejtim tė shkretėtirės, nė malin e bijės sė Sionit.

         
 
 

2.

 

Sepse do tė ndodhė qė nė vaun e Arnonit vajzat e Moabit do tė jenė si njė zog i dėbuar nga foleja.

         
 
 

3.

 

Na jep njė kėshillė, bėj drejtėsi! Bėje hijen tėnde si nata, nė mes tė ditės; fshih ata qė janė shpėrndarė, mos i tradhėto ikanakėt.

         
 
 

4.

 

O Moab, lejo qė tė banojnė pranė teje njerėzit e mi qė janė shpėrndarė, ji pėr ta njė strehė pėrballė shkatėrruesit. Sepse tirani nuk ėshtė mė, shkatėrrimi ka marrė fund, shtypėsit janė zhdukur nga vendi.

         
 
 

5.

 

Atėherė njė fron do tė jetė i qėndrueshėm nė dhembshuri dhe mbi tė do tė ulet nė besnikėri, nė ēadrėn e Davidit, njė qė do tė gjykojė, do ta ushtrojė gjykimin dhe do tė jetė i gatshėm tė sigurojė drejtėsinė".

         
 
 

6.

 

"Kemi dėgjuar tė flitet pėr krenarinė e Moabit, jashtėzakonisht krenar, pėr fodullėkun e tij, pėr kryelartėsinė e tij, pėr arrogancėn e tij, pėr mburrjen e tij pa baza".

         
 
 

7.

 

Pėr kėtė Moabi do tė bėjė njė vajtim pėr Moabin, tė gjithė do tė vajtojnė. Ju do tė qani tė dėshpėruar pėr pitet me rrush tė Kir-Haresethit.

         
 
 

8.

 

Sepse fushat e Heshbonit po meken, po kėshtu edhe vreshtat e Sibmahut; sunduesit e kombeve kanė shkatėrruar bimėt e saj mė tė mira qė arrinin deri nė Jazer dhe endeshin nėpėr shkretėtirė; degėt e saj shtriheshin dhe tejkalonin detin.

         
 
 

9.

 

Prandaj me qarjen e Jazerit do tė qaj vreshtat e Sibmahut; do tė tė vadis me lotėt e mi, o Heshbon, o Elealeh, sepse mbi frytet e tua tė verės dhe mbi tė korrat e tua ka rėnė njė britmė lufte.

         
 
 

10.

 

Gėzimi dhe hareja janė zhdukur nga fusha pjellore; ndėr vreshta nuk ka mė as kėngė, as britma gėzimi; shtrydhėsi i rrushit nuk shtrydh mė verėn ndėr voza; unė nuk nxjerr mė britma gėzimi.

         
 
 

11.

 

Prandaj tė pėrbrendshmet e mia dridhen pėr Moabin si njė harpė; dhe zemra ime pėr Kir-Heresin.

         
 
 

12.

 

Dhe do tė ndodhė qė kur tė paraqitet Moabi, dhe tė lodhet nė vendin e lartė; ai do tė hyjė nė shenjtėroren e tij pėr t`u lutur, por nuk do tė fitojė asgjė.

         
 
 

13.

 

Kjo ėshtė fjala qė Zoti i drejtoi dikur Moabit.

         
 
 

14.

 

Por tani Zoti ka folur, duke thėnė: "Brenda tre vjetėve, si vitet e njė argati me mėditje, lavdia e Moabit do tė bjerė e do tė pėrēmohet bashkė me tėrė atė turmė tė madhe; dhe do tė mbetet vetėm njė numėr shumė i vogėl dhe i pafuqishėm".

         
 
 

Isaia 17

 

 

 

 

 
 
HTMLBible Software - by johnhurt.com