| Chapter 150 |
1 | Aleluja, lëvdoni Perëndinë në shenjtoren e tij, lëvdojeni në kupën qiellore të pushtetit të tij.
|
2 | Lëvdojeni për mrekullitë e tij, lëvdojeni sipas madhështisë e tij.
|
3 | Lëvdojeni me tingullin e burive, lëvdojeni me tingullin e harpës dhe me qeste.
|
4 | Lëvdojeni me dajre dhe me valle, lëvdojeni me vegla me tela dhe me frymë.
|
5 | Lëvdojeni me cembale tingëlluese, lëvdojeni me cembale kumbuese.
|
6 | Çdo gjë që merr frymë le të lëvdojë Zotin. Aleluja.
|