| Chapter 147 |
1 | Lëvdoni Zotin, sepse është një gjë e mirë t`i këndosh lavde Perëndisë tonë, sepse është e kënaqshme dhe e leverdishme ta lëvdosh.
|
2 | Zoti ndërton Jeruzalemin, dhe mbledh të humburit e Izraelit.
|
3 | Ai shëron ata që e kanë zemrën të thyer dhe lidh plagët e tyre.
|
4 | Llogarit numrin e yjeve dhe i thërret të gjitha sipas emrit të tyre.
|
5 | I madh është Zoti ynë, e pamasë është fuqia e tij dhe e pafund zgjuarësia e tij.
|
6 | Zoti larton njerëzit e përulur, por ul deri në tokë njerëzit e këqij.
|
7 | Këndojini Zotit me falenderim, këndojini me qeste lavde Perëndisë tonë,
|
8 | që mbulon qiellin me re, përgatit shiun për tokën dhe bën që të rritet bari në malet.
|
9 | Ai i jep ushqime bagëtisë dhe zogjve të korbeve që thërresin.
|
10 | Ai nuk kënaqet në forcën e kalit, dhe nuk gjen ndonjë gëzim në këmbët e njeriut.
|
11 | Zoti kënaqet me ata që kanë frikë prej tij, me ata që shpresojnë në mirësinë e tij.
|
12 | Lëvdo Zotin, o Jeruzalem, kremto Perëndinë tënd, o Sion.
|
13 | Sepse ai ka përforcuar shufrat e portave të tua dhe ka bekuar bijtë e tu në mes teje.
|
14 | Ai e ruan paqen brenda kufijve të tu dhe të ngop me grurin më të mirë.
|
15 | Dërgon mbi tokë urdhërin e tij, fjala e tij merr dheun.
|
16 | Dërgon borën si lesh dhe përhap brymën si hi.
|
17 | Hedh breshërin e tij si me copa; kush mund t`i bëjë ballë të ftohtit të tij?
|
18 | Dërgon fjalën e tij dhe i shkrin ato; bën që të fryjë era e tij, dhe ujërat rrjedhin.
|
19 | Ai ia ka bërë të njohur Jakobit fjalën e tij, dhe Izraelit statutet e tij dhe dekretet e tij.
|
20 | Ai nuk e ka bërë këtë me asnjë komb tjetër; dhe ato nuk i njohin dekretet e tij. Aleluja.
|