| Chapter 136 |
1 | Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë dhe mirësia e tij vazhdon përjetë.
|
2 | Kremtoni Perëndinë e perëndive, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
|
3 | Kremtoni Zotin e zotërive, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
|
4 | atë që vetëm bën mrekulli të mëdha, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
|
5 | atë që ka bërë qiejtë me dituri, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
|
6 | atë që ka shtrirë tokën mbi ujërat, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
|
7 | atë që ka bërë ndriçuesit e mëdhenj, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
|
8 | diellin për të sunduar mbi ditën, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
|
9 | hënën dhe yjet për të sunduar mbi natën, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
|
10 | Ai që goditi Egjiptasit në parëbirnitë e tyre, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
|
11 | dhe e nxori Izraelin nga mjedisi i tyre, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
|
12 | me dorë të fuqishme dhe krah të shtrirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
|
13 | Atë që ndau Detin e Kuq në dy pjesë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
|
14 | dhe e bërë Izraelin të kalojë në mes të tij, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
|
15 | por fshiu Faraonin dhe ushtrinë e tij në Detin e Kuq, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
|
16 | Atë që e çoi popullin e tij nëpër shkretëtirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
|
17 | atë që goditi mbretër të mëdhenj, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
|
18 | dhe vrau mbretër të fuqishëm, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë;
|
19 | Sihonin, mbretin e Amorejve, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
|
20 | dhe Ogun, mbretin e Bashanit, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
|
21 | Dhe u dha atyre si trashëgimi vendin e tyre, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
|
22 | në trashëgimi Izraelit, shërbëtorit të tij, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
|
23 | Ai u kujtua për ne në kushtet tona të këqija, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
|
24 | dhe na çliroi nga armiqtë tanë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
|
25 | Ai i jep ushqim çdo krijese, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
|
26 | Kremtoni Perëndinë e qiellit, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
|