Albanian Bible

Psalmet 64

Psalmet

Return to Index

Chapter 65

1

 

  Ty, o Perëndi, të përket lëvdimi në Sion; dhe do të kryhen zotimet para teje. 

 


2

 

  Te ti, që plotëson lutjen, do të vijë çdo krijesë. 

 


3

 

  Mëkatet më kishin mundur, por ti siguron faljen për shkeljet tona. 

 


4

 

  Lum ai njeri që ti e zgjedh dhe e afron pranë vetes, që të banojë në oborret e tua; ne do të ngopemi me të mirat e shtëpisë sate, me gjërat e shenjta të tempullit tënd. 

 


5

 

  Në drejtësinë tënde, ti na përgjigjesh me vepra të tmerrshme, o Perëndia i shpëtimit tonë, ti që je shpresa e skajeve të tokës dhe e deteve të largëta. 

 


6

 

  Me fuqinë tënde i ke bërë malet të patundshëm dhe i ke ngjeshur me forcë. 

 


7

 

  Ti qetëson zhurmën e deteve, zhurmën e valëve të tyre dhe trazirën e popujve. 

 


8

 

  Dhe ata që banojnë në skajet e tokës kanë frikë nga mrekullitë e tua; ti bën që të shpërthejnë britma gëzimi nga lindja dhe nga perëndimi. 

 


9

 

  Ti e viziton tokën dhe bën që ajo të prodhojë më tepër, e pasuron në një masë të madhe; lumi i Perëndisë është plot ujë; ti u siguron njerëzve grurin e tyre, mbasi e ke përgatitur tokën. 

 


10

 

  Ti i mbush me ujë brazdat e saj, sheshon plisat, e zbut me shirat dhe bekon filizat. 

 


11

 

  Ti e kurorëzon motin me bujarinë tënde të madhe dhe gjurmët e tua dallohen me bollëkun e të mirave. 

 


12

 

  Kullotat e shkretëtirës janë plot me ujë, dhe kodrinat janë mbuluar me gëzim. 

 


13

 

  Kullotat mbulohen me kope dhe luginat mbulohen me grurë; ato lëshojnë britma gëzimi dhe këndojnë. 

 


Psalmet 66

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: