| Chapter 14 |
1 | "Njeriu i lindur nga një grua jeton pak ditë dhe është plot shqetësime.
|
2 | Mbin si një lule, pastaj pritet; ikën me vrap si një hije dhe nuk e ka të gjatë.
|
3 | Mbi një qenie të tillë ti i mban sytë të hapur, dhe më bën që të dal në gjyq bashkë me ty.
|
4 | Kush mund të nxjerrë një gjë të pastër nga një gjë e papastër? Askush.
|
5 | Sepse ditët e saj janë të caktuara, numri i muajve të saj varet nga ti, dhe ti i ke vendosur kufij që nuk mund t`i kapërcejë.
|
6 | Hiqe shikimin nga ai dhe lëre të qetë, deri sa të mbarojë ditën e tij si një argat.
|
7 | Të paktën për drurin ka shpresë; në rast se pritet, rritet përsëri dhe vazhdon të mugullojë.
|
8 | Edhe sikur rrënjët e tij të plaken nën tokë dhe trungu i tij të vdesë nën dhe,
|
9 | me të ndjerë ujin, mugullon përsëri dhe lëshon degë si një bimë.
|
10 | Njeriu përkundrazi vdes dhe mbetet i shtrirë për dhe; kur është duke nxjerrë frymën e fundit, ku është, pra?
|
11 | Mund të mungojnë ujërat në det dhe një lumë të meket dhe të thahet,
|
12 | por njeriu që dergjet nuk ngrihet më; sa të mos ketë më qiej, nuk do të zgjohet dhe nuk do të çohet më nga gjumi i tij.
|
13 | Ah sikur të doje të më fshihje në Sheol, të më mbaje të fshehur sa të kalonte zemërimi yt, të më caktoje një afat dhe të më kujtoje!
|
14 | Në qoftë se njeriu vdes, a mund të kthehet përsëri në jetë? Do të prisja çdo ditë të shërbimit tim të rëndë, deri sa të arrinte ora e ndryshimit tim.
|
15 | Do të më thërrisje dhe unë do të të përgjigjesha; ti do të kishe një dëshirë të madhe për veprën e duarve të tua.
|
16 | Atëherë ti do të më numëroje hapat, por nuk do të vije re mëkatet e mia;
|
17 | do ta vulosje në një thes mëkatin tim dhe do ta mbuloje fajin tim.
|
18 | Por ashtu si një mal rrëzohet dhe thërrmohet, ashtu si një shkëmb luan nga vendi i tij,
|
19 | ashtu si ujërat gërryejnë gurët dhe vërshimet marrin me vete dheun, kështu ti shkatërron shpresën e njeriut.
|
20 | Ti e vë përfund për gjithnjë, dhe ai shkon; ti ia prish fytyrën dhe e dëbon.
|
21 | Në rast se bijtë e tij janë të nderuar, ai nuk e di; po të jenë të përbuzur, ai nuk e vë re.
|
22 | Ai ndjen vetëm dhembjen e madhe të mishit të tij dhe pikëllohet për veten e tij.
|