| Chapter 13 |
1 | "Ja, tërë këtë syri im e pa dhe veshi im e dëgjoi dhe e kuptoi.
|
2 | Atë që ju dini e di edhe unë; nuk vij pas jush.
|
3 | Por do të dëshiroja të flas me të Plotfuqishmin, do të më pëlqente të diskutoja me Perëndinë;
|
4 | sepse ju jeni trillues gënjeshtrash, jeni të gjithë mjekë pa asnjë vlerë.
|
5 | Oh, sikur të heshtnit fare, kjo do të ishte dituria juaj.
|
6 | Dëgjoni tani mbrojtjen time dhe vini re deklaratat e buzëve të mia.
|
7 | A doni vallë të flisni në mënyrë të mbrapshtë në mbrotje të Perëndisë dhe të flisni në favor të tij me mashtrime?
|
8 | A doni të përdorni anësi me të ose të mbroni një kauzë të Perëndisë?
|
9 | Do të ishte më mirë për ju që ai t`ju hetonte, apo talleni me të ashtu si talleni me një njeri?
|
10 | Me siguri ai do t`ju qortojë, në rast se fshehurazi veproni me anësi.
|
11 | Madhëria e tij vallë a nuk do t`ju kallë frikë dhe tmerri i tij a nuk do të bjerë mbi ju?
|
12 | Thëniet tuaja moralizuese janë proverba prej hiri, argumentet tuaja më të mira nuk janë veçse argumente prej argjila.
|
13 | Heshtni dhe më lini mua të flas, pastaj le të më ndodhë çfarë të dojë.
|
14 | Pse duhet ta mbaj mishin tim me dhëmbët dhe ta vë jetën time në duart e mia?
|
15 | Ja, ai do të më vrasë, nuk kam më shpresë; sidoqoftë, do ta mbroj para tij qëndrimin tim.
|
16 | Ai do të jetë edhe shpëtimi im, sepse një i pabesë nuk do të guxonte të paraqitej para tij.
|
17 | Dëgjoni me vëmendje fjalimin tim dhe deklaratat e mia me veshët tuaj.
|
18 | Ja, unë e kam përgatitur kauzën time; e di që do të njihem si i drejtë.
|
19 | Kush kërkon, pra, të hahet me mua? Sepse atëherë do të heshtja dhe do të vdisja.
|
20 | Vetëm mos bëj dy gjëra me mua, dhe nuk do t`i fshihem pranisë sate;
|
21 | largoje dorën nga unë dhe tmerri yt të mos më kallë më frikë.
|
22 | Pastaj mund edhe të më thërrasësh edhe unë do të përgjigjem, ose do të flas unë, dhe ti do të përgjigjesh.
|
23 | Sa janë fajet e mia dhe mëkatet e mia? Më bëj të ditur shkeljet e mia dhe mëkatin tim!
|
24 | Pse më fsheh fytyrën tënde dhe më konsideron si armikun tënd?
|
25 | Mos do vallë të trembësh një gjethe të shtyrë sa andej dhe këndej dhe të ndjekësh ca kashtë të thatë?
|
26 | Pse shkruan kundër meje gjëra të hidhura dhe bën që të rëndojë mbi mua trashëgimia e fajeve të rinisë sime?
|
27 | Ti i vë këmbët e mia në pranga dhe kqyr me kujdes rrugët e mia; ti vendos një cak për tabanin e këmbëve të mia,
|
28 | Ndërkaq trupi im po shpërbëhet si një send i kalbur, si një rrobë që e ka grirë mola".
|