| Chapter 11 |
1 | Atëherë Zofari nga Naamathi u përgjigj dhe tha:
|
2 | "Një mori e tillë fjalësh a do të mbetet pa përgjigje? A duhet të ketë të drejtë një njeri fjalëshumë?
|
3 | Llafet e tua a do t`ua mbyllin gojën njerëzve? Ti do të tallesh dhe asnjë mos të të bëjë me turp?
|
4 | Ti ke thënë: "Doktrina ime është e pastër dhe jam i pakritikueshëm para teje".
|
5 | Por po të donte Perëndia të fliste dhe të hapte gojën e tij kundër teje,
|
6 | për të treguar të fshehtat e diturisë, sepse dituria e vërtetë është e shumëtrajtshme, atëherë do të mësoje se Perëndia harron një pjesë të fajit tënd.
|
7 | A mundesh ti të hulumtosh thellësitë e Perëndisë? A mund të depërtosh në përsosmërinë e të Plotfuqishmit?
|
8 | Janë më të larta se qielli; çfarë mund të bësh? janë më të thella se Sheoli: çfarë mund të dish?
|
9 | Madhësia e tyre është më e gjatë se toka dhe më e gjerë se deti.
|
10 | Në rast se Perëndia kalon, burgos dhe nxjerr në gjyq, kush mund t`ia pengojë këtë veprim?
|
11 | Sepse ai i njeh njerëzit e rremë; e sheh padrejtësinë dhe e kqyr.
|
12 | Njeriu i pamend do të bëhet i urtë, kur kërriçi i gomares së egër të bëhet njeri.
|
13 | Në rast se e përgatit zemrën tënde dhe shtrin ndaj saj duart e tua,
|
14 | në rast se largon padrejtësinë që është në duart e tua dhe nuk lejon që çoroditja të zërë vend në çadrat e tua,
|
15 | atëherë do të mund të lartosh ballin tënd pa njollë, do të jesh i patundur dhe nuk do të kesh frikë,
|
16 | sepse do të harrosh hallet e tua, do t`i kujtosh si uji që ka rrjedhur;
|
17 | jeta jote do të jetë më e ndritur se mesdita, edhe errësira për ty do të ishte si mëngjesi.
|
18 | Do të jesh i sigurt sepse ka shpresë; do të shikosh rreth e qark dhe do të pushosh në siguri.
|
19 | Do të biesh të flesh dhe nuk do të ketë njeri që të të trembë dhe shumë persona do të kërkojnë favorin tënd.
|
20 | Por sytë e të pabesëve do të treten; çdo shpëtim do t`u pritet, dhe shpresa e tyre do të jetë grahma e fundit".
|