| Chapter 6 |
1 | Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha:
|
2 | "Ah, sikur dhembja ime të ishte peshuar tërësisht, dhe fatkeqësia ime të vihej bashkë mbi peshoren,
|
3 | do të ishte me siguri më e rëndë se rëra e detit! Për këtë arsye fjalët e mia nuk u përfillën.
|
4 | Duke qenë se shigjetat e të Plotfuqishmit janë brenda meje, shpirti im ua pi vrerin; tmerrete Perëndisë janë renditur kundër meje.
|
5 | Gomari i egër a pëllet vallë përpara barit, ose kau a buluron para forazhit të tij?
|
6 | A hahet vallë një ushqim i amësht pa kripë, apo ka ndonjë farë shije në të bardhën e vezës?
|
7 | Shpirti im nuk pranon të prekë gjëra të tilla, ato për mua janë si një ushqim i neveritshëm.
|
8 | Ah sikur të mund të kisha atë që kërkoj, dhe Perëndia të më jepte atë që shpresoj!
|
9 | Dashtë Perëndia të më shtypë, të shtrijë dorën e tij dhe të më shkatërrojë!
|
10 | Kam megjithatë këtë ngushëllim dhe ngazëllehem në dhembjet që nuk po më kursehen, sepse nuk i kam fshehur fjalët e të Shenjtit.
|
11 | Cila është forca ime që ende të mund të shpresoj, dhe cili është fundi im që të mund ta zgjas jetën time?
|
12 | Forca ime a është vallë ajo e gurëve, ose mishi im është prej bronzi?
|
13 | A s`jam fare pa ndihmë në veten time, dhe a nuk është larguar nga unë dituria?
|
14 | Për atë që është i pikëlluar, miku duhet të tregojë dhembshuri, edhe në qoftë se ai braktis frikën e të Plotfuqishmit.
|
15 | Por vëllezërit e mi më kanë zhgënjyer si një përrua, si ujërat e përrenjve që zhduken.
|
16 | Ato turbullohen për shkak të akullit dhe në to fshihet bora,
|
17 | por gjatë stinës së nxehtë ato zhduken; me vapën e verës ato nuk duken më në vendin e tyre.
|
18 | Ato gjarpërojnë në shtigjet e shtretërve të tyre; futen në shketëtirë dhe mbarojnë.
|
19 | Karvanet e Temas i kërkojnë me kujdes, udhëtarët e Shebës kanë shpresa tek ata,
|
20 | por ata mbeten të zhgënjyer megjithë shpresat e tyre; kur arrijnë aty mbeten të hutuar.
|
21 | Tani për mua ju jeni e njëjta gjë, shikoni tronditjen time të thellë dhe keni frikë.
|
22 | A ju kam thënë vallë: "Më jepni diçka" o "më bëni një dhuratë nga pasuria juaj",
|
23 | ose "liromëni nga duart e armikut", ose "më shpengoni nga duart e personave që përdorin dhunën"?
|
24 | Më udhëzoni, dhe do të hesht; më bëni të kuptoj ku kam gabuar.
|
25 | Sa të frytshme janë fjalët e drejta! Por çfarë provojnë argumentet tuaja?
|
26 | Mos keni ndërmend vallë të qortoni ashpër fjalët e mia dhe fjalimet e një të dëshpëruari, që janë si era?
|
27 | Ju do të hidhnit në short edhe një jetim dhe do të hapnit një gropë për mikun tuaj.
|
28 | Por tani pranoni të më shikoni, sepse nuk do të gënjej para jush.
|
29 | Ndërroni mendim, ju lutem, që të mos bëhet padrejtësi! Po, ndërroni mendim, sepse bëhet fjalë për drejtësinë time.
|
30 | A ka vallë paudhësi në gjuhën time apo qiellza ime nuk i dallon më ligësitë?".
|