Bibla e Shenjtë - Albanian Bible

 

Zakaria

 

Kapitulli 6

 

 

1.

 

I ēova pėrsėri sytė dhe shikova, dhe ja, katėr qerre qė dilnin nė mes tė dy maleve; dhe malet ishin male prej bronzi.

         
 
 

2.

 

Nė qerren e parė kishte kuaj tė kuq, nė qerren e dytė kuaj tė zinj,

         
 
 

3.

 

nė qerren e tretė kuaj tė bardhė dhe nė tė katėrtėn kuaj shumė laramanė.

         
 
 

4.

 

Atėherė nisa t`i them engjėllit qė fliste me mua: "Imzot, po kėta?".

         
 
 

5.

 

Engjėlli u pėrgjigj dhe tha: "Kėta janė katėr frymat e qiellit qė dalin pasi kanė qenė nė prani tė Zotit tė mbarė dheut.

         
 
 

6.

 

Qerrja me kuaj tė zinj shkon drejt vendit tė veriut; kuajt e bardhė e ndjekin, kuajt laramanė shkojnė drejt vendit tė jugut;

         
 
 

7.

 

pastaj pėrparojnė kuajt me ngjyrė tė kuqe tė ndezur dhe kėrkojnė tė shkojnė pėr tė pėrshkuar dheun". Ai u tha atyre: "Shkoni, pėrshkoni dheun!". Kėshtu ata e pėrshkuan dheun.

         
 
 

8.

 

Pastaj ai mė thirri dhe mė foli, duke thėnė: "Ja, ata qė po shkojnė drejt vendit nė veri e kanė qetėsuar Frymėn time mbi vendin e veriut.

         
 
 

9.

 

Pastaj fjala e Zotit m`u drejtua duke thėnė:

         
 
 

10.

 

"Prano dhurata nga mėrgimtarėt, domethėnė nga Heldai, nga Tobiahu dhe nga Jedaiahu qė kanė ardhur nga Babilonia, dhe qė po sot kanė shkuar nė shtėpinė e Josias, birit tė Sofonias.

         
 
 

11.

 

Merr argjendin dhe arin, bėj njė kurorė me to dhe vėre mbi kryet e Jozueut, birit tė Jehotsadakut, kryepriftit.

         
 
 

12.

 

Pastaj foli atij, duke thėnė: Kėshtu thotė Zoti i ushtrive: Ja, burri emri i tė cilit ėshtė Filizė, do tė filizoj nė vendin e tij dhe do tė ndėrtojė tempullin e Zotit.

         
 
 

13.

 

Po, ai do tė ndėrtojė tempullin e Zotit, do tė mbulohet me lavdi dhe do tė ulet e do tė mbretėrojė mbi fronin e tij, do tė jetė prift mbi fronin e tij, dhe midis tė dyve do tė jetė njė kėshillė paqeje.

         
 
 

14.

 

Kurora do tė jetė njė kujtim nė tempullin e Zotit pėr Helemin, pėr Tobiahun, pėr Jedaiahun dhe pėr Henin, birin e Sofonias.

         
 
 

15.

 

Edhe ata qė janė larg do tė vijnė pėr tė ndihmuar pėr ndėrtimin e tempullit tė Zotit; atėherė do tė pranoni qė Zoti i ushtrive mė ka dėrguar te ju. Kjo do tė ndodhė nė qoftė se do t`i bindeni me zell zėrit tė Zotit, Perėndisė tuaj".

         
 
 

Zakaria 7

 

 

 

 

 
 
HTMLBible Software - by johnhurt.com