Bibla e Shenjtë - Albanian Bible

 

Isaia

 

Kapitulli 30

 

 

1.

 

"Mjerė bijtė rebelė, thotė Zoti, qė bėjnė projekte qė nuk vijnė nga unė, qė lidhin aleanca, por pa Frymėn time, pėr tė grumbulluar mėkate mbi mėkate;

         
 
 

2.

 

qė shkojnė poshtė nė Egjipt pa konsultuar mė parė gojėn time, pėr t`u pėrforcuar nė forcėn e Faraonit dhe pėr tė kėrkuar strehė nė hijen e Egjiptit!

         
 
 

3.

 

Por forca e Faraonit do tė jetė turpi juaj dhe streha nė hije tė Egjiptit fatkeqėsia juaj.

         
 
 

4.

 

Sepse princat e tij kanė shkuar nė Tsoan dhe ambasadorėt e tij kanė arritur nė Hanes.

         
 
 

5.

 

Por do tė turpėrohen tė gjithė nga njė popull qė nuk do t`u hyjė fare nė punė, qė nuk do t`iu japė asnjė ndihmė o pėrfitim, por vetėm turp dhe poshtėrim.

         
 
 

6.

 

Njė profeci kundėr kafshėve tė Neghevit: nėpėrmjet njė vendi tė mjeruar dhe plot ankthe, prej tė cilit vijnė luanesha dhe luani, nepėrka dhe gjarpėri i zjarrtė qė fluturon, ata mbartin pasuritė e tyre mbi kurrizin e gomarėve dhe thesaret e tyre mbi kurrizin e deveve njė populli prej tė cilit nuk kanė pėr tė pėrfituar asgjė.

         
 
 

7.

 

Sepse ndihma e Egjiptit ėshtė e kotė dhe e padobishme, prandaj unė e quaj: "Rahab-Hem-Shebeth".

         
 
 

8.

 

Tani eja, shkruaje kėtė mbi njė rrasė tė vogėl dhe shkruaje nė njė libėr, qė tė mbetet pėr ditėt e ardhshme, pėr gjithnjė, pėrjetė.

         
 
 

9.

 

Sepse ky ėshtė njė popull rebel, janė bij gėnjeshtarė, bij qė nuk duan tė dėgjojnė ligjin e Zotit,

         
 
 

10.

 

qė u thonė shikuesve: "Mos kini vegime", dhe profetėve: "Mos na profetizoni gjėra tė vėrteta, na tregoni gjėra tė kėndshme, na profetizoni gjėra mashtruese.

         
 
 

11.

 

Dilni jashtė rruge, braktisni shtegun e drejtė, largoni nga sytė tona tė Shenjtin e Izraelit!"".

         
 
 

12.

 

Prandaj kėshtu thotė i Shenjti i Izraelit: "Me qenė se ju e pėrēmoni kėtė fjalė dhe keni besim te shtypja dhe te ligėsia, dhe mbėshteteni mbi to,

         
 
 

13.

 

kjo paudhėsi do tė jetė pėr ju si e ēarė qė rrezikon tė rrėzohet, njė dalje te njė mur i lartė, rrėzimi i tė cilit ndodh papritmas, nė njė ēast,

         
 
 

14.

 

dhe thyhet si njė enė prej balte tė pjekur, qė dikush copėton pa mėshirė duke mos mundur tė gjejė nė copat e tij qoftė edhe njė copė pėr tė marrė zjarr nė vatėr ose pėr tė marrė ujė nga sterna".

         
 
 

15.

 

Sepse kėshtu thotė Zoti, Zoti, i Shenjti i Izraelit: "Duke u kthyer tek unė dhe duke pushuar tek unė, do tė shpėtoni; forca juaj qėndron nė qetėsinė dhe nė besimin tuaj. Por ju nuk keni dashur,

         
 
 

16.

 

madje keni thėnė: "Jo, ne do tė ikim me kuajt tanė!". Prandaj ju do tė ikni. Dhe: "Do tė shkojmė me kuaj tė shpejtė!". Prandaj ata qė do t`ju ndjekin do tė jenė edhe mė tė shpejtė.

         
 
 

17.

 

Njė mijė prej jush do tė ikin nėn kėrcėnimin e njė tė vetmi; nėn kėrcėnimin e pesė vetave do tė ikni me vrap, deri sa tė rrini si njė hu mbi majėn e njė mali, si njė flamur mbi njė kodėr".

         
 
 

18.

 

Prandaj Zoti do tė presė pėr t`ju dhėnė hir, pastaj ai do tė lartėsohet, sepse i erdhi keq pėr ju, sepse Zoti ėshtė njė Perėndi i drejtėsisė. Lum tė gjithė ata qė kanė shpresė tek ai!

         
 
 

19.

 

O popull i Sionit qė banon nė Jeruzalem, ti nuk do tė qash mė. Ai do tė tė bėj nder me siguri; duke dėgjuar zėrin e britmės sate; sapo tė tė dėgjojė, do tė pėrgjigjet.

         
 
 

20.

 

Edhe sikur Zoti t`ju japė bukėn e ankthit dhe ujin e shtypjes, megjithatė ata qė tė mėsojnė nuk do tė duhet tė fshihen, dhe sytė e ty do tė shohin mėsuesit e tu.

         
 
 

21.

 

Kur do tė shkoni djathtas ose kur do tė shkoni majtas, veshėt e tu do tė dėgjojnė prapa teje njė fjalė qė do tė thotė: "Kjo ėshtė rruga, ecni nė tė!".

         
 
 

22.

 

Konsiderojini si tė papastra shėmbėlltyrat tuaja tė gdhendura tė veshura me argjend dhe shėmbėlltyrat tuaja prej metali tė derdhur tė veshura me ar; do t`i flakni tutje si njė gjė e papastėr, "Jashtė!", do t`u thoni atyre.

         
 
 

23.

 

Atėherė ai do t`i japė shiun pėr farėn tėnde qė do tė kesh mbjellė nė tokė; dhe buka qė toka do tė prodhojė do tė jetė e shijshme dhe e bollshme; atė ditė bagėtia jote do tė kullosė nė kullota tė gjera.

         
 
 

24.

 

Qetė dhe gomarėt qė punojnė tokėn do tė hanė forazhin me kripė, tė ajrosur me lopatėn e drithit.

         
 
 

25.

 

Mbi ēdo mal tė lartė dhe mbi ēdo kodėr tė lartė do tė ketė rrėke dhe rrjedha uji ditėn e masakrės sė madhe, kur do tė rrėzohen kullat.

         
 
 

26.

 

Drita e hėnės do tė jetė si drita e diellit, dhe drita e diellit do tė jetė shtatė herė mė e fortė, si drita e shtatė ditėve, ditėn kur Zoti do tė lidhė plagėn e popullit tė tij dhe do tė shėrojė plagėn e shkaktuar nga goditjet e tij.

         
 
 

27.

 

Ja, emri i Zotit vjen nga larg; zemėrimi i tij ėshtė i zjarrtė dhe barra e tij e rėndė; buzėt e tij janė plot indinjatė dhe gjuha e tij si njė zjarr qė tė pėrpin;

         
 
 

28.

 

fryma e tij ėshtė si njė pėrrua qė vėrshon dhe qė arrin deri nė qafė pėr tė shoshitur kombet me shoshėn e shkatėrrimit dhe pėr tė vėnė nė nofullat e popujve njė fre qė t`i bėjė tė pėrdalin.

         
 
 

29.

 

Atėherė do t`ia merrni njė kėngė si natėn kur kremtoni njė festė; dhe do tė keni gėzim nė zemėr, ashtu si ai qė shkon me zėrin e fyellit nė malin e Zotit, nė kėshtjellėn e Izraelit.

         
 
 

30.

 

Pastaj Zoti do tė bėjė tė dėgjohet zėri i tij madhėshtor dhe do tė tregojė si godet me krahun e tij kur tėrbohet zemėrimi i tij, nė flakėn e njė zjarri gllabėrues, nė mes shpėrthimesh tė furishme, uraganėsh dhe breshėri gurėsh.

         
 
 

31.

 

Me qenė se Asiria do tė goditet nga frika e zėrit tė Zotit, qė do ta rrahė me shufėr;

         
 
 

32.

 

dhe ēdo goditje qė do tė jepet me shkopin tė cilin Zoti do tė bėjė t`i bjerė mbi tė, do tė shoqėrohet nga tingujt e dajreve dhe tė qesteve. Ai do tė luftojė kundėr asaj duke tundur dorėn nė mėnyrė kėrcėnuese.

         
 
 

33.

 

Tofeti ėshtė pėrgatitur prej shumė kohe, ai ėshtė gati edhe pėr mbretin; ky e ka bėrė tė thellė dhe tė gjerė; mbi turrėn e druve pėr ta djegur ka zjarr dhe dru me shumicė; fryma e Zotit, si njė rrymė squfuri, do ta ndezė.

         
 
 

Isaia 31

 

 

 

 

 
 
HTMLBible Software - by johnhurt.com