Bibla e Shenjtë - Albanian Bible

 

Psalmet

 

Kapitulli 42

 

 

1.

 

Ashtu si suta ka njė dėshirė tė madhe pėr rrėketė e ujit, kėshtu shpirti im ka njė dėshirė tė zjarrtė pėr ty, o Perėndi.

         
 
 

2.

 

Shpirti im ka njė etje tė madhe pėr Perėndinė, pėr Perėndinė e gjallė. Kur do tė vij dhe do tė paraqitem para Perėndisė?

         
 
 

3.

 

Lotėt e mia janė bėrė ushqimi im ditė e natė, ndėrsa mė thonė vazhdimisht: "Ku ėshtė Perėndia yt?".

         
 
 

4.

 

Duke kujtuar kėto gjėra, brenda vetes sime i jap shfrim tė lirė shpirtit tim, sepse kisha zakon tė shkoja me turmėn, duke e udhėhequr nė shtėpinė e Perėndisė, nė mes tė kėngėve tė gėzimit dhe tė lėvdimit tė njė turme nė festė.

         
 
 

5.

 

Pse ligėshtohesh, o shpirti im, pse vajton brėnda trupit tim? Shpreso te Perėndia, sepse unė do ta kremtoj akoma pėr ēlirimin e pranisė sė tij.

         
 
 

6.

 

O Perėndia im, shpirti mė ėshtė ligėshtuar pėrbrenda; prandaj mė kujtohesh ti nga vendi i Jordanit dhe nga majat e Hermonit, nga mali i Mitsarit.

         
 
 

7.

 

Njė hon thėrret njė hon tjetėr nė zhurmėn e ujėrave tė tua; tė gjitha dallgėt e tua dhe valėt e tua kanė kaluar pėrmbi mua.

         
 
 

8.

 

Ditėn Zoti mė jep mirėsinė e tij, dhe natėn i ngre atij njė kantik, njė lutje Perėndisė tė jetės sime.

         
 
 

9.

 

Unė do t`i them Perėndisė, kėshtjellės sime: "Pse mė harrove? Pse endem i veshur me rroba zie pėr shkak tė shtypjes nga ana e armikut?".

         
 
 

10.

 

Kockat e mia po vuajnė pėr vdekje pėr shkak tė fyerjeve nga ana e armive tė mi, qė mė thonė vazhdimisht: "Ku ėshtė Perėndia yt?".

         
 
 

11.

 

Pse ligėshtohesh, shpirti im, pse rėnkon pėrbrenda meje? Shpreso te Perėndia, sepse unė do ta kremtoj akoma; ai ėshtė shpėtimi im dhe Perėndia im.

         
 
 

Psalmet 43

 

 

 

 

 
 
HTMLBible Software - by johnhurt.com